Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, në një fjalim të mbajtur në teatrin nacional në Hagë, pritje shtetërore e organizuar nga Ambasada e Kosovës atje, tha se “17 Shkurti është datë që na nderon e forcon”.
Ai tha se nesër do të jetë pjesë e procesit gjyësor, që e quajti të padrejtë kundër ish-krerëve të UÇK-së.
“Përshëndetje për familjarët e të afërmit e drejtuesve tanë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët padrejtësisht po gjykohen këtu në Hagë”, tha Konjufca para të pranishmëve.
“Nesër do të marrë pjesë në procesin e padrejtë gjyqësor që po bëhet kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të shprehur vullnetin tonë e qëndrimin që askush nuk mund të shkelë mbi ushtrinë tonë të lavdishme çlirimtare. Për t’i treguar botës që kjo ështe vlera më sublime që ka krijuar vendi ynë dhe do ta mbrojmë”, tha Konjufca,
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...