Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi

16:12 | 14 Shkurt 2026
Q L

Në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës, Drita ka mposhtur në shtëpi Drenica me rezultat minimal 1-0.

Pjesa e parë filloi me një ritëm të ngadaltë, por gradualisht të dyja skuadrat krijuan raste. Rasti më i mirë për Dritën erdhi nga Kristal Abazaj, i cili dështoi të shënojë në një situatë një kundër një përballë portierit.

Drenica gjithashtu ishte afër realizimit, kur një pasim brenda zonës për pak sa nuk përfundoi në portën e tyre pas një ndërhyrjeje të mbrojtësve të Dritës.

Në pjesën e dytë, Drita u bë më kërcënuese. Liridon Balaj goditi pas një aksioni të mirë të ndërtuar, por portieri Kenan Haxhihamza e ndali. Abazaj pati një tjetër mundësi, por goditja e tij nuk ishte e fuqishme për të shqetësuar portën mysafire.

Kur ndeshja po mbyllej, Drita arriti të shënojë golin vendimtar. Në minutën e 92-të, Besnik Krasniqi shfrytëzoi një situatë brenda zonës dhe realizoi me kokë, duke vulosur fitoren 1-0 për kampionët e Kosovës.

Kjo fitore i lejon Dritës të mbetet në garë për vendet e para, duke rikthyer moralin pas ndeshjeve të vështira të fundit./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale