Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, ka uruar Albulena Haxhiun pas zgjedhjes së saj si kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kamberi i ka uruar Haxhiut suksese në ushtrimin e kësaj përgjegjësie të lartë shtetërore, me përkushtim ndaj forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe përfaqësimit dinjitoz të interesave të qytetarëve.
“Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nga partitë opozitare dhe nga përfaqësuesit e komuniteteve shumicë përbën një reflektim të përbërjes së Kuvendit dhe një hap të rëndësishëm drejt përfaqësimit gjithëpërfshirës institucional”, tha Kamberi.
“Urime edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, me shpresën që ky mandat të sjellë stabilitet institucional, bashkëpunim politik dhe përparim të mëtejmë në rrugën euroatlantike të vendit”, tha Kamberi./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...