Dogana e Kapshticës do të bllokohet sërish këtë të martë, prej orës 11.30 deri në orën 18.00, për shkak të protestës së fermerëve grekë.
Pas ankesave të një dite më parë të qytetarëve, se nuk ishin njoftuar për ndërprerjen e punës, policia e Korçës sqaron se në çdo rast, ashtu si dhe ditën e sotme, njoftimi nga pala greke është bërë vetëm pak minuta para ndërprerjes së punës, shkruan Tch.
Prej disa kohësh, dogana e Kapshticës ka punuar me orare jo të rregullta, për shkak të protestave të fermerëve matanë kufirit.
Edhe pse të dielën pala greke njoftoi se nuk do të ketë më ndërperje të punës, duket se tashmë nuk ka një datë të saktë.
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...