Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United

22:43 | 10 Shkurt 2026
E.G

Chelsea dhe Leeds United kanë dhuruar një përballje të fortë dhe plot emocione në ndeshjen e javës së 26-të në Ligën Premier, e cila u mbyll me barazimin 2-2, pas një pjesë të dytë dramatike.

Skuadra londineze e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 24-të, kur Cole Palmer asistoi bukur për Joao Pedro, i cili me një parabël elegante mposhti portierin Karl Darloë për rezultatin 1-0.

Pjesa e parë u karakterizua edhe nga ndërhyrje të ashpra, me disa kartonë të verdhë për të dyja ekipet, por pa ndryshim tjetër rezultati deri në pushim.

Në pjesën e dytë, Chelsea fitoi një penallti në minutën e 57-të pas një faulli të Jaka Bijol, ndërsa Cole Palmer u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dyfishuar epërsinë në 2-0.

Megjithatë, reagimi i Leeds ishte i menjëhershëm. Në minutën e 65-të, një ndërhyrje e Moises Caicedo solli penallti për vendasit, të cilën Lukas Nmecha e shndërroi në gol për 2-1.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Leeds barazoi shifrat. Pas një topi të kthyer nga portieri, Noah Okafor u tregua i saktë nga afërsia, duke realizuar golin e 2-2 dhe duke rikthyer plotësisht ndeshjen në ekuilibër.

Minutat e fundit u zhvilluan me ritëm të lartë dhe ndryshime taktike nga të dy trajnerët, por pa gola të tjerë, duke bërë që takimi të mbyllej me ndarjen e pikëve./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale