Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im

23:47 | 9 Shkurt 2026
E.G

Duke u rezistuar thirrjeve për dorëheqje, kryeministri britanik Keir Starmer tha të hënën se nuk është “i gatshëm të largohet” nga mandati i tij si kryeministër, teksa po përpiqet të forcojë mbështetjen brenda partisë së tij mes pasojave të skandalit me Peter Mandelson.

Duke folur gjatë një takimi me deputetët e Partisë Laburiste, Starmer iu referua të kaluarës së tij në role të mëparshme dhe brenda partisë, duke thënë: “Kam fituar çdo betejë në të cilën kam qenë ndonjëherë”.

Ai përmendi kohën e tij në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës dhe përpjekjet për reformimin e Partisë Laburiste, duke shtuar: “Njerëzit më thoshin se nuk mund ta bëja. Pastaj gradualisht filluan të thoshin se mund ta kalonim vijën. Fituam me një shumicë dërrmuese. Çdo betejë ku kam qenë, e kam fituar”.

Starmer pranoi se kritikat vazhdojnë, duke thënë se është përballur me “kundërshtues në çdo hap të rrugës, dhe i kam edhe tani”.

“Kundërshtues që nuk duan fare një qeveri laburiste, dhe sigurisht jo një që të ketë sukses”, shtoi Starmer.

“Por po ju them këtë: pasi kam luftuar kaq fort për mundësinë për të ndryshuar vendin tonë, nuk jam i gatshëm të heq dorë nga mandati im dhe përgjegjësia ime ndaj vendit, apo të na zhys në kaos, siç kanë bërë të tjerë”, përfundoi ai.

Javën e kaluar, Starmer tha se i vjen “keq” që kishte besuar “gënjeshtrat” e Mandelsonit dhe e kishte emëruar atë ambasador në SHBA, ndërsa presioni u rrit pasi ai pranoi se kishte dijeni për lidhjet e Mandelsonit me abuzuesin e dënuar seksual Jeffrey Epstein, i cili vdiq në vitin 2019.

Mandelson u shkarkua në shtator, por dosjet e publikuara së fundmi për Epstein sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epstein kur ishte sekretar britanik i biznesit në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste.

Mandelson u shkarkua në shtator, por dosjet e publikuara së fundmi për Epsteinin sugjeruan se ai kishte ndarë informacione konfidenciale me Epsteinin kur ishte sekretar britanik i biznesit në vitin 2009.

Mandelson ka dhënë gjithashtu dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve dhe nga vetë Partia Laburiste.

Departamenti amerikan i Drejtësisë muajin e kaluar publikoi më shumë se 3 milionë faqe, 2.000 video dhe 180.000 imazhe sipas Aktit për Transparencën mbi Dosjet Epstein, i cili u nënshkrua në ligj në nëntor të vitit të kaluar.

Materialet përfshijnë fotografi, transkripte të jurive dhe dosje hetimore, megjithëse shumë faqe mbeten të redaktuara. Të mbijetuarit e Epsteinit dhe familjarët e viktimave thonë se publikimi nuk përmbush kërkesat e ligjit dhe lë jashtë shumë informacione jetike.