
Screenshot
FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e trajnerit të ekipit të parë, Liridon Leci, nga drejtimi i skuadrës.
Përmes një komunikate, klubi ka falënderuar trajnerin Leci për përkushtimin, punën e palodhshme dhe profesionalizmin e treguar gjatë gjithë periudhës së tij në krye të ekipit. FC Liria i ka uruar atij suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.
Po ashtu, klubi ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të njoftojë për hapat e mëtejshëm sa i përket drejtimit të skuadrës.
Postimi i plotë:
Njoftim zyrtar
Klubi i Futbollit FC Liria njofton se trajneri i ekipit të parë, Liridon Leci, është larguar nga drejtimi i skuadrës.
FC Liria shpreh mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, punën e palodhur, kontributin dhe profesionalizmin që trajneri Leci ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në klub. I urojmë suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal, ashtu edhe në karrierën profesionale.
Në ditët në vijim, klubi do të njoftojë mbi hapat e mëtejshëm në drejtimin e skuadrës.
Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë
Zyrtare: Ernest Muçi është përfundimisht futbollist i Trabzp...
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit...