Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45 në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se vetura ka humbur drejtimin dhe është përplasur me 8 automjete të tjera të parkuara.
Ahmeti bëri të ditur se një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjeksorë.
“Me 06.02.2026 rreth orës 23:45 jemi njoftuar për një aksident në rrugën “Jusuf Gervalla” në Prishtinë, ku një automjet ka humbur drejtimin dhe ka dëmtuar barrierat e rrugës si dhe 8 automjete të tjera te cilat ishin të parkuara para një qendre tregtare ne Kalabri. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër