Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka qenë pjesë e panelit me temën “Tranzicioni energjetik i Kosovës: çfarë është arritur dhe çfarë pritet më pas?”, më kuadër të forumit “French Business Day” të Këshillit të Investitorëve Evropian. Rizvanolli aty ka prezantuar arritjet e prioritetet kryesore në sektorin e energjisë.
“Me fokus, investimet në energji të ripërtëritshme, ngrohja qendrore, bashkëpunimi rajonal dhe eficienca e energjisë, të cilat mbeten shtyllat kryesore të politikave energjetike të Kosovës, duke synuar të rrisin besimin e investitorëve dhe të forcojnë qëndrueshmërinë e sistemit”, thotë Ministria e Ekonomisë.
Në këtë diskutim Rizvanolli ka thënë se projektet në energji të ripërtëritshme po realizohen përmes procedurave transparente dhe konkurruese, derisa ka përmendur ankandin e parë të energjisë nga era.
Gjithashtu gjatë diskutimit, bëhet e ditur se Rizvanolli ka vënë në pah rëndësinë e zgjerimit të sistemeve të ngrohjes qendrore në qytete të tjera të Kosovës, për çka ka treguar se studimet e fizibilitetit tashmë janë përfunduar dhe se këto investime, sipas saj, do të kontribuojnë në uljen e ngarkesës në sistemin elektroenergjetik, veçanërisht gjatë pikut dimëror.
“Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për integrimin e burimeve të ripërtëritshme në rrjet, si dhe rolin kyç të eficiencës së energjisë, duke nënvizuar se Kosova ka hapësirë të konsiderueshme për përmirësim në uljen e konsumit të energjisë dhe rritjen e performancës ekonomike. Sipas saj, këto investime do të kontribuojnë në uljen e ngarkesës mbi sistemin elektroenergjetik, veçanërisht gjatë pikut dimëror, duke rritur sigurinë e furnizimit dhe stabilitetin e rrjetit”, thotë ME-ja.
Bëhet e ditur se gjatë forumit u diskutuan gjithashtu zhvillimet në sektorin bankar dhe financiar, partneritetet publiko-private si instrument për zhvillim ekonomik, si dhe roli i Kosovës në teknologji dhe inovacion./rtk
Sllovenia shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Aktivizohen njësitë policore për arrestimin e të dyshuarit q...
E rëndë në Deçan, djali dyshohet se goditi me sëpatë babain
Transferohet në QKUK i moshuari që u godit nga vetura në Mit...
Vjedhja spektakolare në Luvër, kurora e mbretëreshës gjendet...
Osmani takoi kryeministrin e Lesotos: Kosova mbetet e përkus...