Pjesëtarë të Njësisë së Ndërhyrjes së Policisë së Specializuar (NJPS) të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), së bashku me njësi të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, kanë zhvilluar ushtrime të përbashkëta trajnimi për evakuim mjekësor ajror (Air MEDEVAC).
Ushtrimet janë mbajtur më 4 shkurt në Kampin Bondsteel dhe kanë përfshirë trajnime teorike dhe praktike, me qëllim të fuqizimit të bashkërendimit ndërmjet njësive dhe avancimit të gatishmërisë operacionale për reagim në raste emergjente.
Sipas njoftimit të EULEX-it, aktiviteti kishte për synim përgatitjen e pjesëtarëve për situata reale, duke rritur aftësitë për menaxhimin e emergjencave dhe ndërhyrjen e shpejtë përmes evakuimit mjekësor ajror.
EULEX-i thekson se ushtrime të tilla të përbashkëta kontribuojnë në rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe në garantimin e një reagimi efikas dhe të koordinuar në raste të emergjencave në terren.
Një muaj paraburgim për njërin nga të dyshuarit për tentim-v...
Endrick bën bujë të madhe në Brazil pas performancave me Lyo...
Maqedonci dhe Vengu vizitojnë forcat shqiptare dhe kosovare ...
U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, v...
Rama homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i ...
Stanislav Petkov është goditja e radhës e Ballkanit