Cristiano Ronaldo sot 41-vjetorin e lindjes, duke rikthyer aktivitetin te Al Nassr pas një periudhe pauze.
Pak ditë më parë ai kishte ndaluar stërvitjet dhe pjesëmarrjen në ndeshje pas polemikave lidhur me fondin PIF, që sipas tij favorizon rivalin Al Hilal. Të gjithë presin që Ronaldo të jetë në fushë për ndeshjen e ardhshme kundër Al Ittihad.
Numrat e tij janë mbresëlënës: 1,308 ndeshje të luajtura dhe 961 gola zyrtarë, duke e bërë atë një nga shënuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Palmaresi i tij përfshin 5 Topa të Artë dhe 4 Këpucë të Arta. Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde në çdo kompeticion ku merr pjesë.
Në Champions League ai mban numrin më të madh të ndeshjeve, golave dhe asistimeve në historinë e kompeticionit, ishte i pari që kaloi 100 golat dhe dominoi nga faza e grupeve deri te finalet.
Me kombëtaren e Portugalisë ai është shënuesi më i mirë në historinë e ekipit dhe mban rekorde në golat dhe asistet në Europianë, si dhe në kualifikueset europiane dhe në fazën finale.
Në klube, është rekordin më i mirë i shënuesve në historinë e Real Madrid dhe i pari që u shpall golashënuesi më i mirë në 4 kampionate të ndryshme, duke shënuar mbi 50 gola në secilin: Premier League me Manchester United, La Liga me Real Madrid, Serie A me Juventus dhe Saudi Pro League me Al Nassr.
Cristiano Ronaldo konfirmohet si një nga shënuesit më prolifikë të historisë së futbollit botëror, duke lënë një gjurmë të paharrueshme në çdo skuadër dhe kompeticion ku ka luajtur.
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...