Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar stopimin e keqinformimeve rreth KEK-ut.
Rizvanolli, ka reaguar ndaj, siç i ka quajtur, keqinterpretimeve dhe keqinformimit në publik lidhur me deklaratat e saj për sektorin energjetik.
Ajo ka theksuar se nuk ka kërkuar “sakrificë” nga qytetarët dhe as nuk ka thënë se “importi do të rritet këtë vit dhe tjetrin”, duke sqaruar se ajo ka paraqitur vetëm fakte konkrete.
“Një nga arsyet e rritjes së importit gjatë vitit të kaluar ka qenë ndalja e bllokut B2 për të realizuar investimet e domosdoshme që nuk janë bërë për 40 vite (e që jo rrallë në diskursin publik është interpretuar thjesht si “ulje e prodhimit të KEK-ut”, pa sqaruar arsyen dhe përfitimet). Investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti dhe tjetrit, prandaj deri në përfundim të investimeve importi do të vazhdojë të jetë i tillë edhe gjatë këtyre dy viteve”, ka shkruar Rizvanolli në facebook.
Ministrja ka bërë të ditur se investimet do të vazhdojnë edhe gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm, dhe se deri në përfundimin e tyre importi do të vazhdojë të jetë në nivele të ngjashme edhe gjatë këtyre dy viteve.
Rizvanolli ka vlerësuar se këto tri vite janë sfiduese, por ka theksuar se investimet që po realizohen tani janë një sakrificë e domosdoshme për përfitime afatgjata, përfshirë rritjen e jetëgjatësisë së termocentraleve për 20 vjet, rritjen e kapacitetit prodhues dhe të sigurisë së furnizimit, si dhe uljen e ndotjes nga pluhuri dhe oksidet e azotit.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...