KF Prishtina e Re ka bërë një tjetër goditje në merkato duke transferuar mbrojtësin e majtë Dejan Trajkovski.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi kryeqytetas përmes një postimi rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Trajkovski ka luajtur në disa liga evropiane dhe ka qenë pjesë e klubeve të njohura si NK Maribor (dhe Maribor U19), NK Domžale, FC Tëente, Puskás Akadémia FC, Spartak Trnava, HŠK Zrinjski Mostar, US Vibonese dhe së fundmi FK Džiugas.
NJOFTIMI I PLOTË:
KF Prishtina e Re prezanton afrimin e Dejan Trajkovski, mbrojtës i majtë, 33-vjeçar nga Sllovenia, i cili i bashkohet skuadrës sonë me një bagazh të madh përvoje ndërkombëtare.
Gjatë karrierës së tij, Trajkovski ka luajtur në disa liga evropiane dhe ka qenë pjesë e klubeve të njohura si NK Maribor (dhe Maribor U19), NK Domžale, FC Tëente, Puskás Akadémia FC, Spartak Trnava, HŠK Zrinjski Mostar, US Vibonese dhe së fundmi FK Džiugas.
Me eksperiencën e tij në nivele të ndryshme të futbollit evropian, stabilitetin defensiv dhe qetësinë në lojë, Trajkovski pritet të jetë një vlerë e shtuar për repartin mbrojtës të skuadrës sonë.
Trajkovski poashtu në të kaluarën ishte pjesë e kombëtares sllovene.
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten
Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari...