Bashkimi ka fituar sfidën e parë ndaj Sigal Prishtinës e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, me rezultat 83-67.
Sigal Prishtina e nisi vrullshëm pjesën e parë duke shkuar në shtatë pikë epërsi në pushim me rezultat 32-39, shkruan Arbresh.info.
Por periudha e tretë dhe e katërt ishin fatale për kryeqytetasit ku Bashkimi u kthye fuqishëm dhe e mbylli në fund me rezultat 16+ diferencë.
Cousins ishte më i dalluari me 19 pikë, kurse shkëlqyen me nga 17 sosh edhe Shorter e Zeqiri.
Tek Prishtina më i dalluari ishte Clarance me 20 pikë dhe Altin Morina me 15 sosh.
Ndeshja e kthimit luhet në Prishtinë javën tjetër, ku Bashkimi është një hap drejt finales së dytë radhazi në Kupën e Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...