Trepça ka arritur të shënoj fitore në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës me rezultat 87-64 ndaj Borës.
‘Xehetarët’ e nisën dominimin nga minuta e parë, ku krijuan epërsi në fund të pjesës së parë me rezultat 43-29, shkruan Arbresh.info.
Edhe në çerekun e tretë, mitrovicasit thelluan epërsinë, derisa Bora në periudhën e fundit zbuti paksa diferencën në 23 pikë.
Amzil ishte më i dalluari me 19 pikë, kurse Hasbrouck luajti me 16 sosh. 14 tjera i shtoi edhe Tmusic.
Tek Bora u dalluan Cheese dhe Thomas me nga 17 pikë.
Ndeshja e dytë zhvillohet javën tjetër në Prishtinë, ku mitrovicasit janë një hap drejt finales së pestë radhazi në Kupën e Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...