Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica po vazhdon formën e shkëlqyer tek CFR Cluji në Rumani.
Ai sapo ka shënuar golin e radhës në Superligën e Rumanisë në përballjen ndaj UTA Arad, shkruan Arbresh.info.
Korenica realizoi në minutën e 68-të për 0-1.
Ky ishte goli i tij i shtatë këtë edicion në Superligën rumune krahas dy asistimeve. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë tek Cluji pas Cordeas me 11 gola.
Në të gjitha kompeticionet deri më tani ka nëntë gola e shtatë asistimeve./Arbresh.info
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...