Problemet që po ka Real Madridi po bën që drejtuesit e këtij klubi të vëzhgojnë mesfushor të klasit botëror për t’i transferuar në merkaton e verës.
The Athletic raporton se Real Madrid po monitoron me kujdes dy nga mesfushorët më të formë të Evropës, Vitinhan e PSG dhe Enzo Fernandezin e Chelseas, shkruan Arbresh.info.
Megjithatë, Reali i sheh opsionet për t’i transferuar si “pothuajse të pamundura” për shkak të koston e lartë dhe qëndrimit të fortë të klubeve të tyre përkatëse.
Vitinha konsiderohet ideali për të sjellë kontrollin e mesfushës në “Bernabéu”, por PSG nuk është e gatshme ta shesë — dhe çmimi do të ishte jashtëzakonisht i lartë.
Vlera e tij aktuale në treg është 110 milionë, dhe kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2029.
Edhe Enzo Fernández gjithashtu është element kyç për Chelsean.
Ai ka një kontratë të gjatë e cila e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2032. Vlera e tij në treg është 85 milionë, mirëpo ajo mund të shkoj në mbi 100 milionë.
Këtë sezon, Enzo është fantastik ku në 36 ndeshje me ‘Blutë e Londrës’ ka realizuar 11 gola e katër asistimeve./Arbresh.info
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten
Policia me aksion të madh në Gjilan – po kërkohet i dyshuari...