Policia e Kosovës e ka nderuar me mirënjohje Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.
Ndarja e mirënjohjes është bërë me rastin e prezantimit të raportit të punës për vitin 2025 të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës.
Sipas njoftimit të AGK-së, përmes kësaj mirënjohjeje është vlerësuar bashkëpunimi në mes të dy institucioneve.
“Në ceremoninë e Policisë së Kosovës, të mbajtur me rastin e prezantimit të raportit të punës për vitin 2025 të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, u nda një mirënjohje për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës. Përmes kësaj mirënjohjeje u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet AGK-së dhe Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Rajonale të Prishtinës, si dhe kontributi i vazhdueshëm i gazetarëve në informimin e saktë dhe të paanshëm të publikut”, është thënë në njoftimin e AGK-së.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...