Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A njëkohësisht në operim për mbi 1 muaj dhe në total 5 njësi gjeneruese.
Kjo përpjekje kolosale, KEK thotë që nuk paraqet vetëm statistikë teknikë, por vjen edhe si rezultat i punës së pandërprerë të rreth 4,000 punonjësve të korporatës.
Në njoftimin e fundit, KEK ka shpjeguar për prodhimin e jashtëzakonshëm gjatë kësaj periudhe, nivel ky që tregon ngarkesën teknike dhe njerëzore për termocentralin më të vjetër në vend.
“Që nga 19 dhjetori, Korporata Energjetike e Kosovës ka operuar në një regjim të jashtëzakonshëm prodhimi, duke mbajtur 3 blloqe të TC Kosova A paralelisht në operim për plot 31 ditë, si vijon:
* Dhjetor: 9 ditë
* Janar: 01–07 janar → 7 ditë
* 15–16 janar → 2 ditë
* 21–31 janar → 11 ditë
* Shkurt: 2 ditë
Totali: 31 ditë operim me 3 njësi të Kosovës A në punë njëkohësisht.
Sipas korporatës, standardi i pasluftës ka qenë operimi me 4 njësi gjeneruese, 2 njësi nga Kosova A dhe 2 njësi nga Kosova B. Ndërsa një njësi ka shërbyer gjithmonë si rezervë e nxehtë, për siguri të sistemit dhe reagim emergjent, thuhet në njoftim.
Pikërisht gjendja emergjente, e ka detyruar KEK-un që për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për siguri energjetike, të operojë me 5 njësi – mbi standardin normal, transmeton Klankosova.tv.
“Nga 19 dhjetori KEK ka kaluar në operim të jashtëzakonshëm duke arritur me sukses të operoje me 5 njësi gjeneruese për 30 ditë në punë njëkohësisht, duke përfshirë: 3 njësi nga Kosova A. 2 njësi nga Kosova B. Tutje, KEK, ka bërë të ditur po ashtu se bazuar në planifikimet aktuale, njësia A5 pritet të rikthehet në operim brenda disa ditëve, duke iu bashkuar 4 njësive aktuale gjeneruese. Kjo do të mundësojë vazhdimin e operimit të jashtëzakonshëm me 5 njësi aktive, në funksion të stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në vend.”
Për gjithë angazhimin e jashtëzakonshëm, KEK ka vlerësuar kontributin e mijëra punëtorëve, që punojnë në kushte të ngarkesës maksimale, mbajnë në operim kapacitete të vjetra por jetike për vendin dhe sigurojnë stabilitet energjetik në periudha kritike.
Ndalohen 102 kg katalizatorë të bluar të padeklaruar në Vërm...
Starmer: Mandelson tradhtoi Britaninë me informacionet e dër...
Protesta për çlirimtarët merr mbështetje në Istog
Humans Right Watch i fut në një raport Kosovën e Serbinë, çf...
Zyrtare: Arbër Prekazi prezantohet tek Prishtina e Re
Presidenca paralajmëron ndjekje ligjore në Gjermani ndaj gaz...