Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka nënshkruar plan vjetor të bashkëpunimit bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës Federale të Austrisë.
Marrëveshja u nënshkrua në ambientet e Ministrisë në Kosovë, ndërmjet kolonelit Ahmet Ajeti dhe gjeneralit të brigadës, Nikoluas Rottenberger, raporton IndeksOnline.
“Gjatë qëndrimit në Ministrinë e Mbrojtjes, delegacioni austriak u takua gjithashtu me drejtorin e Politikave të Mbrojtjes, Faruk Gecin, ku u diskutua progresi i bashkëpunimit ekzistues, si dhe objektivat dhe prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.
Republika Federale e Austrisë mbetet një partnere dhe kontribuuese e rëndësishme në zhvillimin dhe stabilitetin e Republikës së Kosovës dhe të rajonit, ndërsa bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve po shënon zhvillim të vazhdueshëm” thuhet në njoftimin e Ministrisë./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...