Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, së bashku me zëvendësguvernatorët dhe stafin e BQK-së, priti misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në kuadër të konsultimeve të rregullta sipas Nenit IV. Misioni udhëhiqet nga David Amaglobeli, Shef i Misionit të FMN-së për Kosovën.
Gjatë takimit, guvernatori Ismaili prezantoi zhvillimet e fundit makroekonomike dhe theksoi stabilitetin e sektorit financiar në Kosovë, duke nënvizuar nivelet e larta të kapitalizimit dhe likuiditetit në sektorin bankar. Ai informoi gjithashtu për reformat në vazhdim në fushën e mbikëqyrjes financiare, stabilitetit financiar, sigurisë kibernetike dhe inteligjencës artificiale, të mbështetura nga asistenca teknike e FMN-së.
Nga ana e tij, Amaglobeli vlerësoi bashkëpunimin me BQK-në dhe përgëzoi institucionin për progresin në forcimin e kornizave institucionale dhe rregullative.
Diskutimet u fokusuan në zbatimin e rekomandimeve të mëparshme të Nenit IV, si dhe në mundësitë për aranzhime të reja me FMN-në, me qëllim forcimin e mëtejmë të sistemit financiar.
Misioni i FMN-së do të qëndrojë në Kosovë nga 3 deri më 13 shkurt, gjatë së cilës do të zhvillojë takime me BQK-në dhe institucione të tjera relevante./Arbresh.info
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës
Vdes ish-shefi i FBI-së, Robert Mueller
Nis rritja e çmimeve në linjat ndërurbane
Vrasja në Klinë, Elezaj i shpreh ngushëllime familjes: Ishte...
Haradinaj për vrasjen në Klinë: Lajm i hidhur vdekja e bashk...
Qipro merr garanci nga Britania e Madhe: Bazat ushtarake s’d...