William Stevenson, ish-burri i ish-Zonjës së Parë të ShBA’së, Jill Biden, është arrestuar nën akuzat për vrasjen e gruas së tij, Linda Stevenson, raporton Fox News.
Stevenson, 77 vjeç, u vu në pranga të hënën dhe është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, bëri të ditur Policia e Qarkut New Castle në Delaware.
Stevenson u arrestua pas një “hetimi të gjerë që zgjati disa javë”, thanë autoritetet policore.
Një juri e madhe ngriti aktakuzë ndaj Stevensonit të hënën. Ai u dërgua në Institucionin Korrektues Howard Young pasi nuk arriti të paguante garancinë në para të gatshme prej 500,000 dollarësh.
Sipas raportimeve, ish-Zonja e Parë u martua me Stevensonin në vitin 1970, kur ajo ishte 18 vjeçe dhe studionte në Universitetin e Delaware, ndërsa ai ishte 23 vjeç.
Çifti ishte i martuar për pesë vjet përpara se të divorcoheshin. Më pas, ajo u martua me ish-presidentin Joe Biden.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...