Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-udhëheqësit të Libisë, kolonelit Muammar Gaddafi, raportohet se është vrarë, raporton BBC.
Vdekjen e 53-vjeçarit, i cili dikur shihej gjerësisht si trashëgimtari i mundshëm i babait të tij, e raportoi të martën kreu i ekipit të tij politik, sipas Agjencisë së Lajmeve të Libisë.
Motra e tij i tha televizionit libian se ai kishte vdekur pranë kufirit të vendit me Algjerinë, pa konfirmuar mënyrën e vdekjes.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur vdekja e tij, ndërsa raportime të ndryshme qarkullojnë në mediat libiane.
Ai ishte konsideruar si figura më me ndikim dhe më e frikshme në vend pas babait të tij, i cili udhëhoqi Libinë nga viti 1969 deri në rrëzimin dhe vrasjen e tij gjatë një kryengritjeje në vitin 2011.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...