Barcelona ka qenë thuajse pasive gjatë afatit kalimtar të janarit, me drejtuesit e klubit që kanë vendosur ta fokusojnë gjithë strategjinë në merkaton e verës së ardhshme.
Sipas mediave spanjolle, klubi katalanas shpreson që deri atëherë të jetë në rregull me Fair Play-in financiar, çka do t’i hapte rrugë afrimeve të mëdha.
Në rast se Barcelona arrin të stabilizojë situatën financiare dhe të sigurojë burimet e nevojshme, trajneri Hansi Flick tashmë ka paraqitur kërkesat e tij për merkato, duke identifikuar tre objektiva kryesorë.
Emri i parë në listën e Flick është Julian Álvarez. Transferimi i sulmuesit argjentinas shihet si shumë i vështirë, pasi kostoja minimale për kartonin e tij pritet të jetë rreth 100 milionë euro.
Për repartin defensiv, Flick ka përzgjedhur Alessandro Bastonin, shtyllën e mbrojtjes së Interit. Edhe ky operacion konsiderohet i kushtueshëm, me çmimin e mbrojtësit italian që vlerësohet në rreth 90 milionë euro.
Objektivi i tretë është Bernardo Silva, i cili, ndryshe nga dy të parët, mund të vijë pa pagesë transferimi. Mesfushori portugez pritet të jetë lojtar i lirë, gjë që e bën atë një opsion shumë tërheqës për Barcelonën./Arbresh.info
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...