Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhëse për ecurinë e gjyqit në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke përmbledhur zhvillimet nga konfirmimi i aktakuzës deri te dëshmitarët dhe provat e paraqitura.
Mbrojtja pritet të nisë fjalët përmbyllëse më 9 shkurt, një moment kyç i procesit.
Pas kësaj, gjyqtarët do të kalojnë në shqyrtime të mbyllura, ku do të analizojnë në detaje provat dhe dëshmitë për të nxjerrë vendimin përfundimtar.
Sipas njoftimit zyrtar, në këtë fazë do të peshohet besueshmëria e dëshmitarëve dhe vlera e çdo prove të administruar gjatë gjyqit, përfshirë dokumente dhe materiale të tjera.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...