Milan dhe Tottenham Hotspur kanë shfaqur interesim për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Leon Avdullahu.
Sipas fussballdaten, dy klubet e njohura evropiane janë shumë të interesuara për 21-vjeçarin.
Raportohet se skautët e Tottenham janë të pranishëm në pothuajse çdo ndeshje të Hoffenheim.
Ndërsa, Milan kishte përgatitur një ofertë fillestare, por deklarata e qartë e drejtuesve të klubit gjerman se “nuk është në shitje” i ndaloi bisedimet për momentin.
Avdullahu ka kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2029, çka i jep Hoffenheimit një pozicion shumë të fortë negociues.
Ai u transferua këtë verë tek Hoffenheimi nga Baseli, ku u shndërruar në lojtar kyç të ekipit.
Në 22 ndeshje këtë edicion, ai ka dhuruar një asistim./Arbresh.info
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër
Rusia dhe Emiratet Arabe në bisedime urgjente për Hormuzin
Posta shënon 70-vjetorin e pullës “Europa” me emision të ri ...
10 raste me fruth, KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë”
Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarit policor në Pris...
9 Maji, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si ‘anëtarë ...