Komuna e Prishtinës ka publikuar një njoftim zyrtar për një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kryeqytetit.
Sipas dokumentit, mbledhja do të mbahet më 6 shkurt 2026, në ora 10:00.
Pika e vetme e rendit të ditës është propozim-vendimi për miratimin e buxhetit për vitin 2026.
Në bazë të nenit 44.4 te Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale “Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës” nr. 28/15, qershor 2008, e njoftojmë publikun se me datën 6.2.2026, në ora 10:00, në Sallën e madhe të mbledhjeve në Objektin e vjetër të Komunës, mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kryeqytetit, me një pikë të rendit të ditës: 1. Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit për vitin 2026″, thuhet në njoftim.

Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë