Fondacioni bamirës i Sarah Ferguson, i njohur si Sarah’s Trust, ka njoftuar se do të mbyllet “për një afat të pacaktuar”, vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Drejtësisë publikoi dokumente të reja lidhur me rastin Jeffrey Epstein.
Sipas një zëdhënësi të fondacionit, vendimi për mbylljen është marrë pas diskutimesh që kanë zgjatur prej disa muajsh, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete.
Vendimi vjen në një moment delikat, pasi në mesin e mbi tre milionë dokumenteve të publikuara javën e kaluar nga autoritetet amerikane, përfshihen edhe emaile që duket se tregojnë se Sarah Ferguson ka qenë në kontakt me Epstein, edhe gjatë kohës që ai po vuante dënimin për shfrytëzim seksual të një të miture.
Sarah’s Trust u themelua në vitin 2020 dhe kishte si mision mbështetjen e iniciativave humanitare dhe mjedisore, luftën kundër urisë dhe varfërisë ekstreme.
“Me keqardhje, kryetarja Sarah Ferguson dhe bordi i besuarve kanë rënë dakord që fondacioni të mbyllet së shpejti për një afat të pacaktuar,” thuhet në deklaratën zyrtare.
Kjo nuk është hera e parë që lidhjet e Ferguson me Epstein sjellin pasoja. Gjatë vitit të kaluar, disa organizata bamirëse e kanë hequr atë nga roli i ambasadores, duke e konsideruar të papërshtatshme vazhdimin e bashkëpunimit.
Në dokumentet e fundit të publikuara, Ferguson përshkruhet në disa email duke e quajtur Epstein “vëllai që kam dashur gjithmonë”, ndërsa në një tjetër mesazh ajo e uron për ardhjen në jetë të një “djali”.
Emaile të tjera lidhen me projektet e saj të biznesit, ku Ferguson i kërkon Epstein këshilla për nisjen e kompanisë “Mothers Army”.
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut