Policia e Kosovës mbrëmë kanë arrestuar katër persona për therje me thikë në Fushë Kosovë e cila ndodhi më 1 shkurt.
Sipas njoftimit, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishte lënduar si rezultat i përleshjes.
Njoftimi i plotë:
Mbrëmë nga zyrtarët policor Fushë Kosovës, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “lëndim i rëndë trupor”.
Ngjarja ka ndodhur me datën 1 shkurt 2026 rreth orës 20:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ku një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët ishte lënduar si rezultat i përleshjes.
Lidhur me rastin pas veprimeve hetimore, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;
D. M, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
R. M, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
A. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh./Arbresh.info
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë
Tri pikat ku Trumpi dhe Netanyahu nuk pajtohen për luftën me...
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...