Udinese ka shënuar fitore minimale ndaj Romës me rezultat 1-0 në përballjen e xhiros së 23-të në Serie A.
Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 49-të nga Jurgen Ekkelenkamp, shkruan Arbresh.info.
Roma tentoi të reagojë deri në fund, madje shënoi në minutën e 90-të përmes Bryan Cristantes, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutat shtesë, Cristante ishte sërish pranë barazimit, por portieri Maduka Okoye bëri një pritje vendimtare.
Pas kësaj humbje Roma bie në pozitën e pestë me 43 pikë, kurse Udinese ngritët në pozitën e nëntë me 32 sosh.
Ndeshjen e radhës romakët e luajnë ndaj Cagliarit në shtëpi kurse Udinese përballet me Leccen e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës./Arbresh.info
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...
Kurti pasi u propozua sërish për kryeministër: Sa herë po na...
Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër