Sebastian Sosa, përfaqësuesi Rajonal i Përhershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Ballkanin Perëndimor, njoftoi se një mision i FMN-së, i udhëhequr nga David Amaglobeli, do të vizitojë Kosovën gjatë datave 3–13 shkurt 2026 për të kryer konsultimet vjetore me Republikën e Kosovës.
“Qëllimi i këtij misioni është të bëjë një vlerësim të zhvillimeve të fundit makroekonomike, të shqyrtojë perspektivat dhe rreziqet, dhe të diskutojë politikat ekonomike dhe prioritetet e reformave me autoritetet dhe aktorët kryesorë. Misioni planifikon të lëshojë një komunikatë për shtyp dhe të mbajë një konferencë për media. Neni IV i Marrëveshjes së FMN-së parashikon se FMN-ja zhvillon diskutime bilaterale me vendet anëtare, zakonisht çdo vit. Një ekip stafi viziton vendin, mbledh informacion ekonomik dhe financiar, dhe diskuton me zyrtarët për zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit. Pas kthimit në seli, stafi përgatit një raport, i cili shërben si bazë për diskutim nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së”, thuhet në njoftimin e Përfaqësuesit të Përhershëm të FMN-së.
Gjykata i liron 10 të dyshuarit për manipulim me vota në raj...
Upamecano do ta vazhdojë kontratën me Bayernin
Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shk...
ZYRTARE: Atletico Madrid transferon Ademola Lookman
Aksident ajror në Rusi, vdesin tre persona
Gjesti rikthehet pas një kohe të gjatë edhe në rrjete social...