Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas një videoje të publikuar, ku shihen dy persona duke hedhur mbeturina në mënyrë të parregullt.
Përmes një postimi në Facebook, kompania e ka cilësuar këtë veprim si të papranueshëm dhe ka bërë të ditur se rasti është adresuar te institucionet përkatëse.
“Ne kemi kontaktuar me institucionet përkatëse. Ky veprim është i papranueshëm. Besojmë në institucionet tona se do merren me rastin shpejt. Ju nuk mund të hidhni në këtë mënyrë mbeturinat inerte. Jo afër kontejnerëve tanë sepse pamundësoni punën e ekipeve tona”, thuhet në reagim, përcjell Klankosova.tv.
Nga “Pastrimi” theksojnë se, sipas rregullores për menaxhimin e mbeturinave, mbeturinat inerte duhet të hidhen vetëm në orarin e caktuar dhe në lokacionet e përcaktuara nga Komuna e Prishtinës.
“Në bazë të rregullores për menaxhimin e mbeturinave, ju duhet të hedhni këto mbeturina vetëm në orarin e caktuar, në lokacionin që Komuna e Prishtinës e cakton ashtu si orarin. Mos i hedhni në këtë mënyrë mbeturinat!”, shkruhet në reagim./Arbresh.info
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...