Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar shtatë ankesa lidhur me publikimin e rezultatit përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Për të gjitha ankesat e pranuara, PZAP do të vendosë brenda afatit ligjor prej nëntëdhjetë e gjashtë orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë.
PZAP njofton se, pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor 2025, ka pranuar gjithsej 7 (shtatë) ankesa, prej të cilave 5 (pesë) ankesa nga subjektet politike dhe 2 (dy) ankesa nga një kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për legjislaturën e ardhshme.
Ankesat e pranuara janë:
Një (1) ankesë nga PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – PREBK,
Dy (2) ankesa nga PDK – kandidati Bekim Haxhiu,
Një (1) ankesë nga Koalicioni PAI–PDAK–LPB,
Dy (2) ankesa nga NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS,
Një (1) ankesë nga SRPSKA LISTA,
“PZAP do të vendosë për të gjitha ankesat brenda afatit ligjor prej 96 (nëntëdhjetë e gjashtë) orësh, në përputhje me Ligjin nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e PZAP për RTK.
Ndryshe të shtunën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor.
Rezultatet u shpallën për 23 nga 24 subjektet politike dhe kandidatët e tyre. Shpallja e rezultateve përfundimtare për subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatëve të saj, nuk mori votat e mjaftueshme të anëtarëve.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...