Një polic, i cili ndodhej rastësisht pranë berberhanes në fshatin Rrilë, Lezhë, në momentin kur ndodhi atentati, ka deklaruar se nuk ka arritur të identifikojë autorët dhe se ka qëlluar me armë zjarri për t’i neutralizuar.
“Isha rastësisht aty, nuk kam arritur t’i identifikoj. Kam qëlluar me arme zjarri për të neutralizuar autorët”, tha ai para hetuesve.
Mbrëmjen e së dielës, tre persona të armatosur që udhëtonin me një automjet tip Audi qëlluan me breshëri plumbash në drejtim të berberhanes, ku ndodheshin pesë persona.
Efektivi që ndodhej aty, iu përgjigj sulmit me armë zjarri, por autorët arritën të largohen pa u plagosur.
Nga të shtënat, dyshohet se është plagosur edhe një person tjetër, i cili mundi të largohet nga vendngjarja dhe nuk është paraqitur në spital. Katër plumba kanë prekur dy biznese të tjera përballë berberhanes, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
I plagosuri kryesor, Sokol Daci, 30 vjeç, pronar berberhane, ka marrë tre plumba dhe po merr trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të stabilizuar. Ai nuk njihej si person me precedentë penalë.
Policia ka sekuestruar gëzhoja automatikësh dhe pistoletash nga vendngjarja, ka shoqëruar disa persona dhe po analizon kamerat e sigurisë për të ndjekur lëvizjet e autorëve para dhe pas atentatit./rtsh.al/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...