Misioni i OSBE-së në Kosovë ka njoftuar se Lista Serbe ka dorëzuar ankesën e saj në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Sipas njoftimit të OSBE-së, ankesa e subjektit politik serb ka të bëjë lidhur me dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve javën e kaluar për të publikuar zyrtarisht votat e tyre të marra në zgjedhjet e dhjetorit 2025, shkruan Arbresh.info.
Në njoftim theksohet nevoja për përputhje të plotë dhe respektin të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, në veçanti publikimin transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve, si mënyrë për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje.
OSBE gjithashtu bëri të ditur se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet nga afër.
Kujtojmë se kandidati i dytë më i votuar i Listës Serbe, Igor Simiq kishte paralajmëruar ankesë në PZAP, pasi të shtunën me dy vota kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe me pjesën tjetër të anëtarëve të KQZ-së që abstenuan nuk u miratua lista e kandidatëve të kësaj partie.
Ligji për Zgjedhjet e parasheh që për trajtimin e ankesave, PZAP-ja i ka katër ditë afat./Arbresh.info
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...