Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka njoftuar se ka dorëzuar dy ankesa zyrtare në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 31 janar 2026.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ankesat lidhen me:
1.Përfshirjen e 23,323 pakove të fletëvotimeve me postë nga votimi jashtë Kosovës, të pranuara pas afatit ligjor, në kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme;
2.Llogaritjen e gabuar të rezultatit përfundimtar, i cila ka ndikuar në ndarjen e mandateve dhe renditjen e kandidatëve, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 28.12.2025.
Haxhiu ka shkruar se afatet zgjedhore dhe barazia e votës nuk janë thjesht rekomandime, por garantojnë besueshmërinë e procesit zgjedhor.
“Asnjë vendim administrativ i KQZ, nuk mund të ndryshojë ligjin dhe Kushtetutën. Nuk kërkoj privilegj. Kërkoj vetëm zbatim të barabartë të ligjit dhe Kushtetutës. Mbrojtja e votës së ligjshme është mbrojtje e demokracisë”, shkroi Haxhiu./Arbresh.info
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...
LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e instit...
Jahjaga demanton raportimet: Kurrë s’ka pasur takim as...