Gjatë mbrëmjes së djeshme automjetet kanë hasur vështirësi gjatë kalimit në një segment të rrugës në “Kodër të Trimave”, shkak reshjet e borës dhe ngricat.
Në lidhje me këtë ka reaguar Komuna e Prishtinës, ku bëri të ditur se kjo rrugë është përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës, por që pavarësisht ndarjes së kompetencave, ka intervenuar mbrëmë dy here.
“Segmenti i rrugës ‘Mon Balaj’, në ‘Kodrën e Trimave’, është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Megjithatë, përballë situatës së krijuar, Komuna e Prishtinës ka vepruar menjëherë dhe me përgjegjësi, sepse siguria e qytetarëve është prioritet absolut.
Pavarësisht ndarjes së kompetencave, komuna ka intervenuar mbrëmë dy herë në këtë segment rrugor, duke vepruar me vendosmëri për të parandaluar rrezikun dhe për të garantuar sigurinë në qarkullim”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq në njoftim thuhet se komuna do të vazhdojë të veprojë në mënyrë aktive, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe do të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Interesi publik dhe siguria janë mbi çdo procedurë administrative.
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...