Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas seancës dëgjimore të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, ku dy shoqata gjyqtarësh kërkuan rritje të pagave.
Rama e cilësoi të papranueshme idenë që subjekte të caktuara të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi qeverinë, parlamentin apo pushtete të tjera, me synimin për të rritur pagat personale.
“Këtu nuk është çështje personale dhe nuk kam asnjë dëshirë për polemikë me askënd. Por është e papranueshme ideja që këta njerëz mund të përdorin pushtetin e tyre për të ushtruar presion mbi qeverinë, parlamentin dhe pushtetet e tjera për t’ia rritur pagat vetes. Shuma që kërkohet nga taksat dhe buxheti i shtetit është 37 milionë euro të tjera”, deklaroi Rama.
Sipas tij, argumentet e paraqitura nga përfaqësuesit e shoqatave para Gjykatës Kushtetuese lënë shumë për të dëshiruar nga pikëpamja logjike dhe institucionale, duke krijuar shqetësim për nivelin e përgjegjësisë së atyre që japin drejtësi në vend.
“Gjykata Kushtetuese publikoi pak ditë më parë regjistrimin e seancës, ku dy shoqata gjyqtarësh, madje edhe me problematika ligjore sa i përket regjistrimit, kërkuan rritje pagash. Po ta dëgjosh atë seancë, ndihesh në një vështirësi të madhe duke menduar se këta janë njerëzit që gjykojnë dhe japin drejtësi, ndërkohë që logjika e argumenteve të tyre lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh Rama.
Rama theksoi se në Shqipëri pagat e gjyqtarëve janë aktualisht të njëjta me ato të gjyqtarëve në Greqi, vend anëtar i Bashkimit Europian, dhe dyfish më të larta se pagat e gjyqtarëve në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
“Unë shpresoj që Kushtetuesja mos tua lërë këtë njollë të madhe Shqipërisë dhe të mos na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera”, shprehet Rama.
/rtsh.al/
“Janë të reja për ty”, “Nuk më ke parë në aksion”- Dalin bis...
“S’je mirë nga mendtë”, Hygerta e ashpër me Albën
Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit: Isha aty rast...
Gjermani, grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publ...
Për herë të parë në Kosovë kryhet me sukses operacioni për S...
Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta ish-drejtuesi i K...