Sot në patronatin e Kryetarit të Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, do mbahet Akademi Përkujtimore “Trinomi i Janarit” – Nga Llapi në JUNIK.
Ky aktivitet organizohet në nderim të 29-vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës.
Në këtë akademi përkujtimore do të jenë të pranishëm bashkëveprimtarë, familjarë të dëshmorëve, personalitete të shquara nga jeta publike dhe artistë nga të gjitha trevat shqiptare.
“Përmes fjalës dhe artit të tyre, ata do të përkujtojnë me dinjitet këto figura të mëdha kombëtare, të cilat u bënë simbol i rezistencës dhe sakrificës për liri. Pjesëmarrja juaj nderon kujtimin e të rënëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës”, njofton Komuna e Junikut.
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram
Sllovakia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ...
Trump: Izraeli nuk do të sulmojë më fushat e gazit të Iranit