Kancelari gjerman Friedrich Merz, ka deklaruar se ndryshimet globale mund të ndikojnë në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Sipas tij, zgjerimi nuk do të përfshinte vetëm Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, por potencialisht edhe një deri në tre vende të tjera.
Megjithatë, Merz në një intervistë për Televizionin Kroat, ka theksuar se, pavarësisht diskutimeve që po zhvillohen, ende nuk ka një zgjidhje konkrete. “Po flasim për këtë, por ende nuk kemi një zgjidhje,” ka deklaruar ai.
Duke folur specifikisht për Ballkanin Perëndimor, kancelari gjerman tha se për njohuri më të thella mbi rajonin mbështetet te kryeministri kroat Andrej Plenković, duke vlerësuar rolin dhe përvojën e tij në çështjet e rajonit.
Deklarata e Merzit është shpërndarë në rrjetin social X nga Adi Ćerimagić, analist i lartë në Iniciativën Evropiane për Stabilitet (ESI), i cili merret me çështjet e Ballkanit Perëndimor, zgjerimin e BE-së, të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...
Fundi i vetmisë dhe lidhjeve të këqija: Pesë shenja që në sh...
Çfarë shkakton migrenën?