Vëllaznimi ka arritur të shënoj një fitore të madhe ndaj Borës me rezultat 89-80 në kuadër të xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja nisi më mirë për kryeqytetasit ku e mbyllën pjesën e parë me epërsi 41-40, shkruan Arbresh.info.
Por gjakovarët në pjesën e dytë ishin të hatashëm, falë super performancave të basketbollistët të huaj, ku edhe arritën ta fitojnë ndeshjen në fund.
Hellems ishte më i dalluari me 23 pikë, derisa shkëlqyen edhe Anei me 19 sosh dhe Reid shtoi 18 tjera.
Tek Bora, Cheese u dallua me 21 pikë dhe Amin Hot me 18 sosh.
Me këtë fitore Vëllaznimi tashmë ngritët në pozitën e shtatë, dhe ka gjashtë fitore e 12 humbje, kurse Bora pëson humbjen e nëntë krahas nëntë fitoreve, teksa renditet e katërta.
Ndeshjen e radhës Vëllaznimi e luan ndaj Rahovecit, sfidë kjo direkt për mbijetesë, kurse Bora përballet me lideren Trepcën./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...