Futbollisti kosovar, Florent Hasani po vazhdon shkëlqimin në Ligën e Parë të Turqisë tek skuadra e tij e re Amedspor.
Ylli kosovar ka realizuar dy golat e tij të parë me këtë klub në sfidën e xhiros së 23-të ndaj Adana Demirspor, shkruan Arbresh.info.
Hasani realizoi golin e parë në minutën e fundit të pjesës së parë për rezultatin 3-0.
Teksa një tjetër gol e shënoi edhe në minutën e 59-të për 5-0. Aktualisht rezultati është 6-0.
Ndërsa, Hasani u largua në minutën e 61-të.
Me këto dy gola, Florenti shkon në kuotën e 16 golave në Ligën e Parë, vetëm bashkëlojtari i tij Diagne ka më shumë. Ai ka 20 sosh./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...