Karim Benzema është shumë pranë përfundimit të aventurës së tij me Al Ittihad, pas dy vitesh e gjysmë me fanellën e klubit nga Xhedda.
Destinacioni i radhës mund të jetë një tjetër gjigant i Arabisë Saudite, Al Hilali, shkruan Arbresh.info.
Kampioni aktual i ligës saudite ka shprehur interes konkret për ish-sulmuesin e Real Madridit dhe tashmë ka paraqitur edhe ofertë zyrtare për kartonin e tij. Bisedimet mes palëve janë në zhvillim.
Me ardhjen e tij në futbollin saudit, Benzema u shndërrua në më shumë se një futbollist, duke marrë rolin e figurës kryesore jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë social.
Megjithatë, arsyeja e largimit lidhet me një përplasje të hapur për rinovimin e kontratës, e cila skadon më 30 qershor.
Premtime të pambajtura, fjalë që mbetën rrugës dhe sinjale të qarta nga pronësia për të prishur marrëdhënien janë konsideruar si mungesë respekti nga francezi.
Kjo situatë e ka shtyrë Benzeman të marrë vendimin për të kërkuar një destinacion të ri, larg klubit të cilit i ndihmoi të rikthente sukseset, duke fituar kampionatin dhe Kupën në sezonin 2024/25.
Al Hilal ka hyrë fuqishëm në garë, sidomos pas largimit të Marcos Leonardos drejt Evropës, me brazilianin që është pranë transferimit te Atletico Madrid.
Klubi nga Rijadi po synon të përfitojë nga pakënaqësia e Benzemas me Al Ittihad, aq sa sot ai nuk pritet të luajë as në ndeshjen e kampionatit ndaj Al Najma.
Një transferim i tillë do të ishte një goditje e madhe për Al Hilal, si në Roshn Saudi League ashtu edhe në garën për rikthimin e fronit kontinental në Ligën e Kampionëve të Azisë./Arbresh.info
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...