Superliga e Kosovës në basketboll, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 18-të.
Ndeshje shumë e rëndësishme parashikohet të zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Borës. Kuqezinjtë kanë pesë fitore e 12 humbje, e në anën tjetër prishtinasit janë në formë të lartë me nëntë fitore e tetë humbje.
Xhiroja e 18-të do të mbyllet me përballjen ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Dy skuadrat ndodhen në formë të jashtëzakonshme me mitrovicasit që kanë nëntë fitore radhazi në elitë, kurse therandasit kanë pesë fitore radhazi në Superligë.
Këto dy skuadra u përballën në çerekfinale të Kupës, që përfundoi me kalimin e ‘Xehetarëve’ në gjysmëfinale. Mitrovicasit kanë 14 fitore e tri humbje, kurse therandasit tetë fitore e nëntë humbje.
Superliga/Java 18
E diel
17:00 Vëllaznimi-Bora
19:30 Trepça-Golden Eagle Ylli
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria
Tre kosovarët që vdiqën në vendin e punës në Austri pritet t...
KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: ...