Në Kuvendin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku sot dorëzoi zyrtarisht dorëheqjen e tij para delegatëve, duke theksuar se vendimi përfundimtar tashmë i takon këtij forumi.
Pas më shumë se 4 orëve prej ku ka nisur ky takim, dyert janë mbyllur dhe nga çasti në çast pritet të votohet votëbesimi ndaj Abdixhikut.
Arbresh.info raporton se me shumicë është marrë vendimi që votëbesimi për Abdixhikun të votohet në mënyrë të fshehtë.
Para se të nisin procedurat e Kuvendit, Abdixhiku tha se, me ndjenjë të plotë përgjegjësie, ia paraqet Kuvendit dorëheqjen nga posti i kryetarit, me qëllim që çështja e votëbesimit të vendoset drejtpërdrejt para delegatëve.
“Të dashur delegatë, me përgjegjësi të plotë po ia paraqes Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time nga detyra e kryetarit, në mënyrë që ky Kuvend të vendosë për votëbesimin,” u shpreh ai.
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria