Të shtunën, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mbajti një fjalim të gjatë gjatë fjalës hapëse në Kuvendin e Punës së LDK-së.
Megjithatë, ajo që ka rënë në sy pas përfundimit të fjalimit ishte fakti se disa nga figurat e njohura të partisë, përfshirë Avdullah Hotin, Hykmete Bajramin, Arben Gashin, Vlora Dumoshin dhe Krenar Xhaferin, nuk u ngritën në këmbë për ta duartrokitur kryetarin e LDK-së, ndryshe nga pjesa tjetër e delegatëve në sallë.
Ndryshe, Kuvendi i Punës i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbyllur dyert për media, ndërsa punimet kanë vazhduar në kuadër të Kryesisë së Punës së Kuvendit.
Në këtë kuvend, 355 delegatë pritet të marrin vendimin përfundimtar për liderin e ardhshëm të LDK-së, në një proces që konsiderohet vendimtar për të ardhmen politike të partisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...