Volodymyr Zelensky është shprehur i gatshëm për një takim me presidentin rus Vladimir Putinin, me kushtin që të mos zhvillohet në Moskë ndërsa ka ftuar Putin që të vijë në Kiev.
“E ftoj publikisht, nëse guxon, sigurisht”, tha presidenti ukrainas.
Zelensky theksoi gjithashtu se nuk do të takohej me Putinin në Bjellorusi, një vend sikurse e konsideron ai me lidhje të forta me Kremlinin.
Ai theksoi gjithashtu se një marrëveshje përfundimtare mbi një plan paqeje mund të arrihet vetëm në një samit të liderëve.
Një ditë më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, zbuloi se Rusia i kishte bërë një ftesë presidentit ukrainas për të udhëtuar në Moskë për bisedime.
Kujtojmë këtu që Zelensky kishte refuzuar një propozim të ngjashëm vitin e kaluar, duke i sugjeruar Vladimir Putinit që të vinte në Kiev.
Zelensky zbuloi gjithashtu se nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare armëpushimi në lidhje me objektivat energjetikë midis Ukrainës dhe Rusisë.
“Nuk ka sekrete këtu. Nuk ka pasur dialog të drejtpërdrejtë dhe asnjë marrëveshje të drejtpërdrejtë për këtë çështje midis nesh dhe Rusisë. Nëse Rusia nuk sulmon infrastrukturën tonë energjetike – objektet e prodhimit apo ndonjë aset tjetër energjetik, ne nuk do të sulmojmë të tyren“, tha presidenti ukrainas.
Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia
Spiropali me Ambasadorin e Italisë: Tirana mirëpret në 18 sh...
“Hapeni derën se dua të dal, lujta” tensionohet ...
Nesër shpallen rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e 28 d...
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...