Rreziku që virusi vdekjeprurës Nipah të përhapet përtej kufijve të Indisë është i ulët. Ka qenë kjo deklaratë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila shtoi se nuk rekomandohen kufizime udhëtimi ose tregtie.
Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tailanda dhe Vietnami janë ndër vendet që këtë javë forcuan kontrollet në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit, pasi India konfirmoi dy infeksione.
“OBSH-ja e konsideron të ulët rrezikun e përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste. Nuk ka ende prova që transmetimi nga njeriu te njeriu po rritet”, tha organizata duke shtuar se India ka kapacitetin për të përmbajtur shpërthime të tilla.
Megjithatë OBSH nuk e përjashtoi ekspozimin e mëtejshëm ndaj virusit, i cili po qarkullon në popullatat e lakuriqëve të natës në pjesë të Indisë dhe Bangladeshit fqinj.
Virusi Nipah, i cili përhapet kryesisht nga lakuriqët e natës dhe kafshët si derrat, mund të shkaktojë ethe dhe inflamacion të trurit.
Shkalla e vdekshmërisë varion nga 40% në 75% dhe nuk është gjetur asnjë kurë, megjithëse vaksinat në zhvillim janë në fazën e testimit.
Transmetohet te njerëzit nga lakuriqët e natës të infektuar ose frutat që ata infektojnë, por transmetimi nga njeriu te njeriu nuk është i lehtë, pasi zakonisht kërkon kontakt të zgjatur me personat e infektuar.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...