Policia ka dhënë detaje lidhur me aksionin e Antidrogës të zhvilluar në Suharekë.
Zëdhënësi Daut Hoxha, deklaroi për Klankosova.tv se pesë persona u arrestuan në këtë aksion, tre prej tyre u ndaluan për 48 orë, derisa dy të tjerë u liruan në procedurë të rregullt.
“Gjatë operacionit të kontrollit sot, nga dëshmitë relevante janë sekuestruar edhe: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj”, deklaroi Hoxha.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin. Do te aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, theksoi Hoxha.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...