Hansi Flick analizoi fitoren 4-1 ndaj Kopenhagës në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Champions League, rezultat që i siguroi Barcelonës kualifikimin direkt në 1/8 e finales dhe vendin e pestë në renditje. Me këtë sukses, katalanasit shmangën “play-off”-in e vështirë.
“Kemi qenë më të mirë në pjesën e dytë sesa në të parën. Është e qartë se duhet të përmirësohemi”, deklaroi Flick pas ndeshjes.
Trajneri gjerman theksoi se përmirësimi nuk është i nevojshëm vetëm në aspektin mbrojtës në Champions League, por edhe në La Liga.
“Pësuam sërish golin e parë dhe e ndërtuam lojën shumë nga qendra. Duhet ta shfrytëzojmë më shumë lojën nga krahët”, tha ai. Sipas Flick, “pjesa e dytë ishte fantastike dhe kjo është mënyra se si duam të fitojmë”.
Ai vlerësoi gjithashtu faktin se skuadra ka ende dy ndeshje më pak për të luajtur, duke shtuar se ua kishte bërë të qartë lojtarëve se gjithçka varet nga ata.
Për Marc Bernal, Flick u shpreh: “Zhvilloi një ndeshje fantastike. Ka potencial të madh dhe e mban shumë mirë topin. Pas një dëmtimi të rëndë, duhet të përmirësohet fizikisht”.
Ndërsa për Lamine Yamal tha: “Duhet të përshtatet, sepse kundërshtarët i vënë dy ose më shumë mbrojtës. Në barazimin 1-1 ishte impresionues shpejtësia dhe asistimi i tij”.
Duke folur për Premier League, Flick përfundoi: “Është liga më e mirë në botë, me shumë investime, por të gjitha ekipet në Champions League kanë cilësi”.
Barcelona të premten do ta kuptoj kundërshtarin potencial në rrethin e 1/8 së finales./Arbresh.info
Haradinaj uron ambasadorin japonez për Ditën Kombëtare: Japo...
I paraburgosuri kërcen nga kati i dytë i Pallatit të Drejtës...
Spiropali takon Raporterin e PE: Synimi ynë, mbyllja e kapit...
PDK nesër mban konferencë për media
Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet ...
U bë virale në TikTok, Dafina Zeqiri publikon këngën “Xhane”